Një tjetër malazez i Vllaznisë drejt ikjes
Pas mesfushorit Balsa Bozhoviç, që firmosi në Austri me Lustenau, një tjetër prej futbollistëve malazezë që kishin firmosur me Vllazninë në fillim të qershorit, mund ta lërë atë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Ivan Novoviç, i cili duket shumë pranë kalimit te skuadra moldave Daçia. Lajmi është bërë sërish i ditur ditën e djeshme nga portali i njohur malazez në internet, cg-fudbal.com, sipas të cilit, një transferim i tillë mund të bëhet në ditët e ardhshme. Portali malazez e bën fakt të kryer një kalim të tillë, nisur nga marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes klubeve. Në këtë mënyrë, gjërat janë disi të paqarta se çfarë po ndodh me këta futbollistë, të cilët, nga njëra anë thuhet se firmosën në Shkodër dhe tashmë po i shohim në skuadra të tjera. Presidenti Çela deklaroi se i kishte dhënë vetë leje Bozhoviçit, por nuk dihet se si do të justifikohet kësaj radhe, nëse edhe Novoviç largohet.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)