Partizani: Duro nuk është në gjyq me ne
Dy ditë më parë, në një të përditshme sportive shkruhej se trajneri Shpëtim Duro kishte hedhur në gjyq klubin e Partizanit, për moslikuidim të detyrimeve financiare në kohën kur tekniku ka drejtuar të kuqtë, pikërisht në fillim të këtij viti. Por ka reaguar menjëherë Klubi i Futbollit "Partizani" pas publikimit të këtij lajmi. Nëpërmjet një deklarate zyrtare për shtyp, Klubi i Futbollit "Partizani" sqaron se ky informacion është i rremë, pasi Shpëtim Duro dhe Partizani janë në mirëkuptim të plotë mes tyre dhe se kjo çështje nuk do të shkojë në gjykatë. Në këtë deklaratë u kërkohet medieve që të veprojnë në mënyrë sa më profesionale, për të mos dëmtuar imazhin e Partizanit në këtë moment delikat, teksa synohet ndërtimi i një skuadre dinjitoze për sezonin e ardhshëm.
DURO
Trajneri Shpëtim Duro shkoi me shumë bujë të drejtonte Vllazninë, por ai largohet shumë shpejt, madje akoma pa mbaruar faza e parë. Rezultatet në kampionat nuk ishin ato të duhurat, ndërsa në kupë eliminohet shpejt nga Shkumbini. Fillojnë edhe ndasitë e madhe me tifozërinë. Për pasojë, largimi i tij ishte i pashmangshëm dhe të kuqtë përfitojnë, teksa janë të parët që prenotojnë shërbimet e trajnerit Duro, një teknik që edhe më parë kishte qenë trajner i të kuqve. Kujtojmë që Partizani ishte në garë për të zënë të paktën vendin e dytë në Kategorinë e Parë, çka do të thoshte pjesëmarrje në Kategorinë Superiore. Duro fillon punë në fund të janarit, por ecuria do të ishte jo e mirë, gjithmonë duke parë synimet e Partizanit. AKUZAT
Duro e drejtoi skuadrën e Partizanit deri në fillim të marsit, gjithsej në katër takime, ku mori një fitore (me Butrintin), 2 barazime (me Adën dhe Elbasanin) dhe një humbje (me Tërbunin). Do të ishte pikërisht humbja me Tërbunin në Pukë, ku drejtuesit e Partizanit do të shkarkonin trajnerin Duro, pasi po humbisnin terren me skuadrat e kreut. Shpëtim Duro nuk e priti aspak mirë këtë shkarkim, ndërsa më vonë ai ngriti akuza indirekte, duke pohuar që skuadrat para Partizanit po humbnin qëllimisht, në mënyrë që Partizani të merrte vendin e dytë, pasi Lushnja thuajse atëherë e kishte siguruar vendin e parë, sepse ishte e shkëputur. U fol edhe për anën financiare të prishjes së kontratës, ku sipas deklaratave të momentit, më shumë peng për Duron ishte shkarkimi sesa ana financiare. Por lajmi që Duro ka hedhur në gjyq Partizanin habiti jo pak të gjithë, deri sa të kuqtë përgënjeshtruan dje gjithçka.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)