E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazilianët e kërkojnë Ronaldinhon

Rikthimi i jashtëzakonshëm në formë i Ronaldinhos, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Brazil dhe tifozët e futbollit në vend tashmë kanë filluar thirrjet për rikthimin e yllit në Kombëtare.

Pas periudhës së vështirë, të vitit të kaluar në Milan, Ronaldinho ka bërë një seri të paraqitjeve të mira, duke zgjuar kujtimet kur ishte shpallur dy herë si futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, më 2004 dhe 2005.

Paraqitjet aktuale janë duke bërë tifozët brazilianë të harrojnë shfaqjen dëshpëruese të Ronaldinhos, në Kampionatin Botëror në Gjermani më 2006, kur ekipi ishte eliminuar në çerekfinale nga Franca.

Emri i tij është kthyer në ballinat sportive në Brazil; tifozët dhe komentatorët nuk mund të ndalen nga fjalët rreth ringjalljes së Ronaldinhos.

“Brazili nuk është Brazil pa Ronaldinhon, e sidomos për mënyrën si është duke luajtur tani. Na duhet rikthimi i tij në Kombëtare. Ai duhet të luajë në Kampionatin Botëror”, tha 21-vjeçari Thiago Lima, i cili punon në një kompani ndërtimore. Ndërsa në një sondazh nga e përditshmja O Globo, 73 për qind e votuesve brazilianë kanë kërkuar që Ronaldinho të luajë përsëri në Ekipin Kombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›