E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neville është idiot

Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez, ka ringjallur grindjen e tij me ish-bashkëlojtarin nga Manchester United, Gary Neville, duke e përshkruar si “të pasjellshëm” dhe “idiot” në një radio argjentinase.

Tevez dhe Neville shkëmbyen gjeste të pahijshme gjatë përballjes gjysmëfinale të klubeve në Carling Cup në Eastlands, të martën. Më herët në fundjavë, Neville kishte thënë gjatë një interviste se menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, kishte bërë mirë që e lejoi Tevezin të largohet gjatë verës.

“Prej gjithë medieve, Gary Neville qëndroi pas komenteve të Fergusonit se unë nuk vlejë 25 milionë funta. Mendoj se e kishte gabim, sepse ne ishim bashkëlojtarë dhe kurrë nuk kam treguar mungesë respekti ndaj tij, gjithmonë e kam respektuar. Mendoj se ai është treguar i pasjellshëm. Dhemb të dëgjosh pse ky idiot flet për mua, kur unë asnjëherë nuk kam thënë asgjë për të, kur kemi pasur probleme mes vete?”, tha Tevez i cili shënoi të dy golat e Cityt në fitoren 2-1 në Eastlands kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›