E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto kualifikohet me Kamerunin, Interi mund të presë

Kameruni, Zambia dhe Gaboni e mbyllën fazën e grupeve në kuotën e katër pikëve, por kualifikohen Zambia dhe Kameruni, pasi kishin golaverazh më të mirë. Në takimin më emocionues, atë midis “Luanëve” të Kamerunit dhe Zambias, kombëtarja e kapitenit Samuel Eto u gjend dy herë në disavantazh, por arriti të marrë një barazim të mjaftueshëm për një vend në çerekfinale.Në këtë mënyrë, sulmuesi afrikan vazhdon aventurën me kombëtaren e tij, që do të thotë se megjithë shpresat për një rikthim në “Apiano Xhentile” pas një eliminimi të mundshëm, Eto nuk do të jetë në dispozicion të Hoze Mourinjos në derbin e së dielës në mbrëmje përballë Milanit në “San Siro”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›