Braziliani Ronaldo var këpucët në gozhdë
Futbolli do të humbasë një nga emrat më të spikatur të dekadës së fundit, Luis Nazario Da Lima Ronaldo: Fenomenin. Sulmuesi profilik, që në karrierë ka fituar gjithcka, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli. 34-vjecari tre-herë Lojtari i Vitit ka një kontratë deri në fund të vitit 2011 me Korinthians, por ka saktësuar se e ka marrë vendimin pas eliminimit në Kupën Libertadores dhe protestat e forta të tifozëve kundër tij. Diçka me të cilën Ronaldo nuk është mësuar, sepse për tifozët ai ka qenë gjithnjë idhulli. Ronaldo i jep fund kështu një karrierë brilante. Vetëm pjesëtar i përfaqësueses së Brazilit që fitoi trofeun në 1994, Fenomeni ishte vendimtar në yllin e 5-të që Selecao fitoi në 2002. Ronaldo në moshën 18 vjeçare u bashkua me PSV Eindhoven nga Kruzeiro, ndërsa më pas spikati tek Barcelona, ku u quajt edhe Fenomeni. Driblim dehës dhe shpejtësi turbo, e bënë Ronaldon sulmuesin më profilik të momentit. Braziliani ka luajtur për dy klubet e Milanos, Barcelonën e Real Madrid, ndërsa për mbylljen e karrierës u kthye në Brazil, aty ku edhe historia e tij filloi. 620 dhe 420 gola të shënuar janë pasqyra më e mirë e njeriut që mban rekordin e botëroreve, me 15 gola të shënuar.