Champions, nis sot faza me eliminim
Do të jenë dy ndeshjet që do të nisin kështu fazën me eliminim të drejtpërdrejtë në Champions League. Padyshim që kërshëria e sotme është e drejtuar nga takimi Milan-Totenhem, ndonëse edhe Roma-Shakhtar premton spektakël, ndonëse verdhekuqtë janë në një moment negativ. Ndërkohë, janë shtuar dyshimet rreth aktivizimit ose jo të superlojtarit uellsias, Gareth Bejl. Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, e ka ndërruar mendimin e tij duke thënë se Gareth Bejl dhe Rafael van der Vart mund të jenë të gatshëm të luajnë në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Milanit. Trajneri i Spursave më parë tha se Bejl nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, mirëpo ai tani nuk e mohon mundësinë e rikthimit të tij nga dëmtimi. Tjetër ndeshje e rëndësishme e kësaj jave do të jetë edhe Arsenal-Barcelona, një ndeshje që premton spektakël, pasi kështu ka ndodhur edhe një vit më parë.