E Diel, 1 Nëntor 2026

Braziliania 114 vjeçe personi më i vjetër në botë

Braziliania Maria Gomes Valentim është personi më i vjetër në botë, njoftuan zyrtarët e librit të rekordeve Guinness. Valentim me 114 vjet e 313 ditë ka tejkaluar rekordin e deritashëm të Bessie Cooper nga Georgia e SHBA-ve.

Për jetëgjatësinë e saj, Maria thotë se merit është ushqimi – një copë bukë për drekë e përcjellë me perime, ndërsa kohë pas kohe është kënaqur edhe me nga një gotë verë. Ushqimi më i preferuar për të është ‘feijoadi’, një ushqim tradicional brazilian me fasule me mish përplot mëlmesa djegëse.

Edhe pse sot ajo lëviz vetëm me anë të një karrigeje invalidësh, plaka gëzon shëndet solid, ndërsa anëtarët e familjes shpresojnë se titulli i personit më të vjetër në botë do ta përmirësojë situatën e saj financiare.

Familja për Valentim, e cila njihet edhe si gjyshja Quita, thotë se ajo është kokëfortë dhe se kurrë nuk i është përzier të tjerëve në jetë.

Zyrtarët e Guinnessit thonë se Valetnim është lindur më 9 korrik 1896 në qytetin Carangolu të Brazilit, ku jeton edhe sot. Bashkëshorti i saj vdiq më 1946. Çifti lindi vetëm një djalë, tash kanë katër nipër, shtatë stërnipër dhe pesë stër-stërnipër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›