Portugalia kërkon fitoren ndaj Koresë së Veriut

Një pikë kundër Bregut të Fildishtë dhe tani Ronaldo dhe Portugalia kërkojnë fitoren kundër Koresë së Veriut, për të tentuar më pas gjithcka në sfidën e fundit me Brazilin. Tekniku Karlos Queiroz është bindur nga prova e të tijve, edhe pse vetëm 0-0, ndërsa gjithashtu i qetë është edhe ylli i skuadrës lusitane Cristiano Ronaldo. Kapiteni portugez që nuk ka shënuar asnjë gol gjatë kualifikueseve nuk është i shqetësuar – sepse goli për të herët a vonë do të mbërrijë.
"Për të qenë i sinqertë nuk jam absolutisht i shqetësuar për këtë cështje. Golat janë – ashtu si një legjendë e futbollit më ka thënë dikur -- si ketchup, kur vijnë, vijnë të gjithë njëherësh. Kështu që nuk jam i shqetësuar, kam punuar ashtu si gjithmonë dhe Zoti e di se kush punon dhe i meriton ato, kështu që jam i qetë," përfundoi Ronaldo.
Portugalia do të zbresë në fushën e Green Point në Cape Toun me të njëjtën skuadër ofensive 4-3-3 që barazoi kundër Bregut të Fildishtë, me ndryshimin e vetëm se favorit këtë herë ndaj Danny është anësori i Atletikos, Simao Sabrosa. Në mesfushë Queiroz do të rikonfirmojë Decon, ndërsa edhe në të majtë Ferreira do të preferohet ndaj Miguel.
Eno Skarço