E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja do rehabilitimin, Portugali-Kore për revansh

Prag-ndeshjet

Tri ndeshje do të luhen edhe sot në botërorin afrikano-jugor, me Spanjën e impenjuar të rehabilitohet kundër Hondurasit pas humbjes së papritur me Zvicrën dhe Portugalia kërkon pikë ndaj Koresë së Veriut në sfidën që prezanton revanshin për çerekfinalen e Botërorit '66. Kompleton ditën Kili-Zvicër, dueli për kreun e grupit H. Portugali-Koreja e Veriut është sfida e parë në botëror. Në 1966, Koreja e Veriut kalon në çerekfinale, pasi eliminoi Italinë. Përballë gjendej Portugalia e Eusebios, që kishte eliminuar Brazilin kampion në fuqi. Koreanët kalojnë në avantazh pas vetëm një minute me Pak Seung Zin. Por nuk ndalen këtu, madje dyfishojnë me Li Dong Uoon (22’) dhe bën edhe të tretin me Yang Sung Kook (25’). Portugezët çoroditen. Në këtë moment fjalën e merr Eusebio, i cili shënon 4 gola radhazi mes minutave 27 dhe e 59', dy prej të cilave me penallti, dhe përmbys në mënyrë spektakolare ndeshjen, e cila u mbyll me rezultatin final 5-3. Edhe Kili e Zvicra nuk ndeshjen për herë të parë. Ata janë përballur edhe në Botërorin kilian '62. Atëherë fitonte Kili 3-1. Edhe Spanjë-Honduras njeh një precedent botërori ’82 në Spanjë, ku vendasit nuk morëm më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse. Por këtë herë situata është krejt e ndryshme. Spanja nuk mundet t’i lejojë vetes të tjera shaka, pasi do të vinte në rrezik të gjithë ecurinë e saj në këtë botëror, ku ishte parashikuar si favoritja kryesore.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›