E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraguai sndalet, mund 2-0 Sllovakinë

Grupi F

Paraguai ka mundur me lehtësi 2-0 skuadrën e Sllovakisë në përballjen e djeshme të grupit F. Ndeshja u vendos nga golat e Vera (në minutën e 27-të në pjesën e parë, që skuadra e stërvitur nga Martino mund ta kishte mbyllur me një thes me gola, nëse portieri Muçe nuk do të ishte në një formë të shkëlqyer dhe do t’u mohonte shumë raste për gol) dhe Riveros (katër minuta para fundit. Sllovakia është inekzistente, sidomos në pjesën e dytë: e vetmja gjuajtje në portë për ta vjen në minutën e 92-të me Vitek, e cila pritet nga Vijar. Fillimi i ndeshjes ishte i karakterizuar nga qarkullimi i topit dhe predominimi territorial i Paraguait, i cili ushtronte presing ndaj sllovakëve të mbyllur në mbrojtjen e tyre. Sinjali i parë vjen nga Santa Kruz me një gjuajtje nga jashtë. Ka epërsi dhe më në fund gjen me meritë avantazhin në të 27-n me Verën. Sllovakia nuk bën thuajse asgjë, ndërsa amerikano-jugorët humbasin raste të njëpasnjëshme. Pjesa e dytë ishte fotokopje e të parës. Paraguai dominon për shumë kohë ndeshjen, prodhon shumë aksione, por goli i dyfishimit të rezultatit do të vijë vetëm në minutën 86’ më anë të Riveros. Një fitore pa shumë vuajtje për amerikano-latinët, të cilët në ndeshjen e ardhme do të përballen me modestët e Zelandës së Re, të cilët i kanë shkaktuar goxha probleme skuadrës së Marcelo Lipit. Tani duket se Paraguai është rivali i vërtetë i Italisë për kreun e grupit F, pasi është ngjitur në kuotën 4 pikëve, 2 më shumë se “axurrët”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›