Bred Pit: “Nuk jam lidhur me Anxhelinën para divorcit”
Pas thashethemeve të ndryshme, aktori Bred Pit ka deklaruar se ai dhe partnerja e tij Anxhelina Zholi nuk kanë pasur lidhje kur ai ishte i martuar me aktoren Xhenifer Aniston. Disa muaj më parë, ish-aktorja e serialit të famshëm “Friends” e quajti të padrejtë lidhjen e aktores me ish-bashkëshortin gjatë xhirimeve të fimlit “Mr. & Mrs. Smith”, por Pit këmbëngul se nuk ka ekzistuar asnjë lidhje e pandershme dhe çdo romancë ka ndodhur pas ndarjes me Xheniferin. Ai deklaroi për revistën “W” se mes Zholi dhe Aniston nuk ekziston asnjë lloj rivaliteti. Ai shtoi se me ish-bashkëshorten vazhdon të ketë një lidhje të ngushtë. “Ne ende kujdesemi për njëri-tjetrin. Ajo ishte një pjesë e rëndësishme për jetën time, kështu kam qenë edhe unë për të”, - u shpreh Pit. Disa ditë më parë, aktori i doli në mbrojtje nënës së fëmijëve të tij duke thënë se Zholi ishte personi më i ndershëm që kishte njohur në gjithë jetën e tij dhe për këtë arsye askush nuk kishte të drejtë të aludonte dhe ta akuzonte padrejtësisht.
9 Janar 2009