E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama kërkon aksion të shpejtë për ekonominë



Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama, tërhoqi vërejtjen se Shtetet e Bashkuara mund të mbesin në recesion për vite të tëra nëse nuk ndërmerret ndonjë aksion i shpejtë. “Nuk besoj se është shumë vonë për ta ndryshuar kursin. Por, nëse ne nuk ndërmarrim ndonjë aksion sa më shpejt që të jetë e mundur, situata rrezikon të bëhet dramatike. Nëse nuk bëhet asgjë, recesioni mund të zgjasë me vite dhe papunësia mund të arrijë numra dyshifrorë”, - tha Barak Obama. Ai u shpreh se kriza nuk ka ndodhur vetvetiu dhe se nuk mund të kapërcehet vetëm duke pritur “ardhjen e ditës më të mirë”. Sipas tij, kjo krizë ka ndodhur për shkak të një periudhe të papërgjegjësisë së thellë që shkon prej bordeve të korporatave deri tek autoritetet në Uashington”. Barak Obama dhe ekipi i tij po punojnë me Kongresin për një stimul për ekonominë në vlerën 775 miliardë dollarësh. Obama shpreson se ky plan do të miratohet nga ligjvënësit brenda disa javëve, pasi ai të inaugurohet në postin e Presidentit më 20 janar.

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›