E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bred Pit, ende i dashuruar me Aniston, shkëmbejnë puthje të fshehta



Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë që nga ndarja e tyre, duket se asnjë gjë nuk ka ndryshuar për sa u përket ndenjave të zjarrta. Bëhet fjalë për ish-bashkëshortët Bred Pit dhe Xhenifer Aniston, të cilët duket se kanë pasur takime të ngrohta mes tyre, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. Sipas një truproje, të dy aktorët, janë parë me njeri-tjetrin në një zonë pranë Beverli Hills. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në muajin dhjetor dhe përpara se truproja të lajmëronte paparacët, Bred dhe Xhen janë larguar me shpejtësi në rrugë të ndryshme. Po sipas këtij burimi, ata janë takuar edhe dy herë të tjera në Nju Jork dhe në Los Anxhelos. “E di se ai e dashuron atë”, ka thënë truproja i quajtur Bill për revistën “In Touch”. “Ata u përqafuan ngrohtësisht... disa herë. Bred dhe Xhen u puthën disa herë”.
Bill ka shpjeguar se takimi kishte zgjatur 40 minuta.

Tajgër Uds
Një tjetër e dashur i shtohet listës së tij

Në ditën e madhe të rikthimit të tij në fushë, pas katër muajsh kura dhe tentativa për të shpëtuar martesën, del në dritë një tjetër e dashur e Tajgër Uds. E përditshmja “National Enquirer” ka bërë të ditur se sportisti amerikan ka pasur një lidhje edhe me të bijën e fqinjit, 22-vjeçaren Rejçëll Koudriet. Lista e të dashurave të tij shtohet gjithnjë e më shumë dhe Rejçëll është më e reja. Sipas gazetës, Uds e njihte vajzën qëkur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Me kalimin e kohës, ajo u rrit dhe tajgër nuk mundi dot t’i rezistonte tundimit për ta bërë të tijën. Pasioni i tyre konsumohej në divanin e zyrës së Tajgër, siç rrëfen vetë Rejçëll, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ajo u ndie keq, e poshtëruar dhe e prekur në sedër, kur u vu në dijeni të listës së gjatë të të dashurave të tajgër dhe për këtë arsye vendosi të rrëfente gjithçka.

9 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›