Bred Pitit i propozohet të luajë në “Sex and the City”
Aktori Bred Pit do të luajë në filmin e ardhshëm “Sex and the City”, nëse plotësohet dëshira e aktorit Mario Kantone. Aktori, i cili luan mikun gej të Sharlot Jork Goldenblat, Antoni Marentino, do të dëshironte që zemërthyesi i Hollivudit të luajë të dashurin e tij në versionin e ri të filmit, por thotë se kjo është një kërkesë e parealizueshme. “Gjithmonë kam thënë se kam dashur që Bred Pit të luajë rolin e të dashurit tim, por kjo kurrë nuk do të ndodhë, pasi ai është shumë i pashëm. Ose ai ose Ashton Kutsher do të ishin perfektë”- ka thënë Kantone. Mario ka luajtur rolin e Antonit që nga seria e tretë e shout televiziv, kur u paraqit si planifikues i dasmës së Sharlot. Për momentin nuk është bërë asnjë deklaratë nga ana e Pit i cili po përjeton momentet më të lavdishme të karrierës së tij dhe është konsideruar një nga meshkujt më seksi të Hollivudit.
12 Maj 2009