Liv Tejlor stërvitet për të rënë në peshë me “Hula-Hoop”
Liv Tejlor kohët e fundit është shfaqur në formë të përkryer aq sa disa persona janë shprehur se meritën për këtë transformim e ka trajneri i saj personal David Hirsh, me të cilin mendohet se ka një flirt. Liv është vajza e liderit të famshëm të grupit “Aerosmith”, ka rrëfyer se ka humur peshë falë një loje të quajtur “hula-hoop” Duket se ylli hollivudian është e mahnitur nga kjo lojë me rrathë plastikë që rrotullohen përreth belit. “Kohët e fundit jam marrë me një lloj loje të quajtur “hula-hoop”. Vendos këngën time të preferuar dhe bëj që rrethi të rrotullohet në çdo drejtim derisa mbaron kënga. Është vërtet argëtuese”. Falë kësaj loje të thjeshtë duket se mundi të hiqte kilogramët e tepërt dhe ta bënte trupin më të tonifikuar. Por aktorja ka deklaruar gjithashtu se i kushton vëmendje të veçantë aspektit fizik: “Gjëja më e mirë është të pranosh veten ashtu siç je në të vërtetë. Di që kam disa kilogramë të tepërt edhe tani megjithatë luaj më tepër për t’u argëtuar sesa për të përmirësuar pamjen”. Liv Tejlor është 31 vjeçe, është nënë e një djali 3-vjeçar të qajtur Milo. Martesa e saj me Roiston Langdon përfundoi vitin e kaluar.
12 Maj 2009