E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Turku në Kosovë për panairin e turizmit



“Ejani në Shqipëri të kaloni pushime të bukura, dhe ju garantojmë se do të mbeteni të kënaqur”. Kjo ka qenë thirrja që ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ardian Turku u ka drejtuar qytetarëve kosovarë, gjatë konferecës për shtyp në kuadër të panairit të Turizmit në Prishtinë. Qytetarët kosovarë kanë premtuar dhe theksuar se pushimet e tyre verore, do t’i kalojnë në shumicën dërrmuese në bregdetin shqiptar. Të paktën kështu njofton MTKRS-ja e Shqipërisë, e cila thotë në komunikatën e saj se ky është mendimi dhe perceptimi pas vizitës që ministri Turku zhvilloi në Kosovë, me ftesë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Lutfi Sharku. Gjithashtu, ministri Turku u prit në një takim zyrtar dhe nga homologu i tij në Kosovë, Valton Beqiri. Bashkëpunimi intensiv mes dy ministrive dhe aspektet konkrete të tij kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve. Shumë shpejt dy vendet tona pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila do të institucionalizojë edhe më tej bashkëveprimin në fusha konkrete të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

12 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›