Lejdi Gaga: “Kam bërë striptizë para prindërve”
Edhe pse arriti të bëhej e famshme, nuk është krenare për të kaluarën e saj, kur iu desh të punonte si striptiste. Momenti më i sikletshëm ka qenë kur prindërit e këngëtares kishin shkuar në vendin ku punonte vajza e tyre, për të parë se çpunë bënte saktësisht. Ata mbetën të tronditur kur këngëtarja filloi të zhvishej në klubin ku punonte. Megjithatë, ajo shprehet se ishte e detyruar ta bënte atë punë të rëndomtë, pasi ishte e vetmja mënyrë për të fituar diçka. “Prindërit e mi erdhën për të më parë se si performoja. Nuk isha e shqetësuar që më shihnin, doja të shihnin se çfarë bëja. Por babai im u trondit. Ai mendoi se unë po çmendesha dhe vërtet ishte i shqetësuar. Kjo më shqetësoi edhe mua, pasi nuk doja të dukesha dështake në sytë e tij”,- ka thënë këngëtarja. Krijuesja e hitit “Poker Face” më herët ka pohuar se financat e saj lënë për të dëshiruar, pasi gjithçka që fiton nga puna si këngëtare e shpenzon për garderobën e saj dhe momentet e argëtimit. Shumë kritikë e kanë konsideruar si të paaftë por në të njëjtën kohë ajo vlerësohet për veçantinë e stilit dhe origjinalitetin.
12 Maj 2009