Minatorët, nesër takim para bashkisë

Minatorët e Bulqizës nesër në orën 08:00 kanë lajmëruar zhvillimin e një takimi para bashkisë. Më pas ata kanë lajmëruar se do të bllokojnë rrugën në Qafën e Buallit. Sot, familjarët e minatorëve grevistë kanë bllokuar rrugën nacionale Tiranë- Peshkopi në Qafën e Buallit.
Ata të mbështetur edhe nga qytetarë të Bulqizës janë ulur në rrugë duke moslejuar qarkullimin e automjeteve ndërsa kërkojnë që të zgjidhet sa më parë situata e krijuar në minierë.