E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Meta viziton Amerikën Qendrore, e para vizitë e një ministri të Jashtëm shqiptar në historikun e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, nisi një tur vizitash zyrtare në disa vende të Amerikës Qendrore. Këto shënojnë vizitat e para të një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë në historikun e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende.
Në këtë kuadër, z. Meta do të vizitojë Republikat e Guatemalës, Salvadorit dhe Hondurasit me qëllim nxitjen e dialogut politiko-diplomatik me këto vende. Thellimi i njohjes mes vendeve tona, do të sjellë arritjen e rezultateve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si dhe do të ndihmojë në krijimin e një baze më të gjerë të bashkëpunimit, duke veçuar fushat ekonomike, kulturore, etj.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj vizite do të jetë lobimi për njohje të reja për Republikën e Kosovës, pas Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe përgatitjet për fillimin e punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›