E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edvin & Tan Lepri”, aleanca e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike zgjeron fushatën e denoncimeve të aferave korruptive të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Edi Rama dhe lidhjet e dyshimta të tij me sekserë nga më të ndryshëm, përmes të cilëve bën të mundur shmangien e ligjit të deklarimit të pasurisë. Selia blu s’pranon standardin e korrupsionit që kryebashkiaku i Tiranës ka mbjellë në institucionin e bunkerizuar dhe njëherazi të qelbur nga aferat e pista, të cilat bëhen duke shpërfillur dhe sfiduar ligjin dhe institucionet e drejtësisë. Nuk bëhet fjalë thjesht për një deklaratë të zakonshme politike, apo qoftë edhe një koment sipas linjës editoriale të një televizioni apo gazete, por për akuza dhe denoncime faktike, të cilat janë të bazuara në dokumente dhe shkresa, të cilat deputetët e PD-së i kanë bërë publike, duke kryer kështu një obligim moral për të informuar opinionin publik se çfarë ka bërë Edi Rama gjatë 12 viteve karriere politike dhe 9 vite kryetar i Bashkisë së Tiranës. Korrupsion, ryshfet, gjobvënie, grabitje të aksioneve të një investitori apo kompanie të interesuar për zhvillimin e një zone prioritare, betonizimin të çdo hapësire të kryeqytetit dhe shkujdesje totale ndaj detyrimeve të komunitetit. Edi Rama, nuk është shembulli i zhvillimit, siç u lakua hajdutërisht para disa vitesh nga mediat, por është shembulli më negativ i zyrtarit të korruptuar dhe të një kryehajduti që fatkeqësisht i shkojnë nga pas jo 40 hajdutë, por shumë e më shumë. Dhe kjo ka një arsye, sekseri. Roli i këtij të fundit ka marrë një superioritet të jashtëzakonshëm që realisht do të shuhet bashkë me epokën “Rama”, me nisjen e hetimeve nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Eduard Halimi: Edi Rama të përgjigjet për akuzat/Partia Demokratike i ka kujtuar edhe njëherë dje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, t’i japë fund heshtjes dhe të sqarojë akuzat që rëndojnë mbi, për përvetësim të pronave publike, gjobvenie ndaj biznesit si dhe korrupsion dhe ryshfet në mënyrë të hapur. Deputeti i selisë blu dhe njëherazi anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Eduard Halimi, deklaroi gjatë një konference për shtyp se aleanca “Edvin and Tan Lepri”, përbën edhe shkallën më të lartë të mitmarrjes së një zyrtari të lartë.
Duke reaguar për memecllëkun e Ramës dhe frikën e tij për të dalë para mediave dhe të bëjë transparencën e “kutisë së leprit”, që vazhdon ta mbajë atë në një copëz strofkull inekzistente, deputeti Halimi tha se për shkeljet e kryetarit të Bashkisë janë publikuar dokumente dhe shkresa të dhjetëra biznesmenëve.
“Prej tre javësh Edvin Rama, ky fakir fukara i vetë deklaruar është pa gojë, nuk jep shpjegime, nuk përgjigjet për asnjë nga akuzat, që tregojnë me gisht aleancën “Edvin and Tan Lepri”. Heshtja e Mr.20% për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën “Edvin and Tan Lepri” në afërsi të digës së Liqenit; heshtja prej varri mbi 20% e përvetësuar në çdo leje, prej 12 vitesh; heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20%, heshtja ndaj akuzave të ndërtuesit Dine Fratëri për 1 milion dollarë gjobë; heshtja ndaj akuzave të medias për gjysmë milioni m2 ndërtim; heshtja për sipërfaqen që disponon nga 4 mijë apartamente në qytezën “Edvin and Tan Lepri”; heshtja për 100 milion euro, vetëm nga një zhvillues, me dokumente e prova. E gjitha ulëret frikshëm për ty, Edvin Kristaq Rama”- tha Halimi.
Deputeti demokrat i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë të japë llogari për çdo akuzë që rëndon mbi të. “Zoti Rama, kam një ftesë të thjeshtë, dil nga kutia, bëhu i gjallë, përgjigju, dil e bëj transparencën e kutisë së Leprit”- u shpreh ai.
Në përfundim, deputeti i selisë blu, vuri në dukje se “ky lepri i ri miliarder nuk ha vetëm bar, ky ha pemë, ha lulishte, parqe e çdo gjë të gjelbër të qytetarëve të Tiranës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›