E Diel, 1 Nëntor 2026

Me çimentosjen e Parkut të Liqenit, Tirana rrezikon të bëhet e pabanueshme

Betonizimi i Tiranë, reagon zyrtarisht ISHP-ja


Instituti i Shëndetit Publik e sheh me mjaft shqetësim planin për betonizimin e të vetmit park të gjelbër që i ka mbetur Tiranes, pranë liqenit artificial. Specialistë të këtij instituti shprehen kundër projektit, duke sqaruar se ai asgjëson të vetmen mushkëri qe i ka mbetur kryeqytetit. Sipas tyre, ndërtimet në këtë zonë do ta përkeqësonin cilësinë e ajrit në kryeqytetin shqiptar, i cili edhe aktualisht mban rekordin e nivelit të ndotjes ne vend e më gjerë. “Në parkun artificial nuk duhet të ndërtohet, por duhet të punohet për gjelbërimin e mëtejshëm të tij. Projekte të tilla rrisin nivelin e ndotjes në kryeqytet”- u shpreh Agron Deliu, specialist i monitorimit të Ajrit në ISHP. Një tjetër shqetësim i këtij instituti mbetet qendra e Tiranës. Sipas studimit më të fundit kryer prej tij, në lidhje me cilësinë e ajrit, rezulton se në qendër të kryeqytetit ku po kryhen punime për rikonstruksionin e Sheshit “Skënderbej”, ajri është 3 deri në 4 herë më i ndotur krahasuar me mesataren evropiane. “Qendra e Tiranës rezulton më e ndotura me 3 deri 4 herë më shumë nga mesatarja e lejuar”- deklaroi Deliu. Problem shqetësues vazhdon të ngelet niveli i lartë i pluhurit në rrugët e kryeqytetit ku sipas ISHP-së, Bashkia e Tiranës nuk po punon aq sa duhet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Vetëm 2 ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin se niveli i ndotjes së ajrit për shkak të punimeve në qendër të Tiranës dhe planet për betonizimin e parkut pranë liqenit artificial, do t’ua shkurtojnë 2 vjet jetën banorëve të metropolit shqiptar. Megjithëse flasin raporte zyrtare të OBSH dhe ISSH për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytetin shqiptar, Bashkia e Tiranës s’ka dhënë as shpjegimin më të vogël, për këtë katrahurë që po i faturohet shëndetit të qytetarëve. Edi Rama, përpos vjedhjes së taksave, gjobave ndaj bizneseve dhe gllabërimin e përqindjeve të panumërta përmes lëshimit pa kriter të lejeve të ndërtimit, tani është duke iu marrë edhe jetën qytetarëve të Tiranës. E gjithë kjo bëhet për një synim të vetëm: atë të interesit personal të Edi Ramës, interes ky që po shkatërron mijëra jetë njerëzish.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›