Bregu: Kemi fituar 71 mandate në Kuvend
Partia Demokratike konfirmoi dje në mesditë se koalicioni “Aleanca e ndryshimit” ka fituar 71 deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Zëdhënësja e fushatës në selinë blu, Majlinda Bregu, tha gjatë një konference për shtyp se qeveria në katër mandatet e ardhshme do të jetë e qëndrueshme. “Në të gjitha përllogaritjet që bëjmë, të jeni të sigurt që kemi 71 mandate. Koalicioni që do të qeverisë Shqipërinë do të jetë një koalicion stabël dhe i Shqipërisë evropiane”, tha Bregu. Sipas saj “nuk ka asnjë dyshim tanimë, në të gjitha përllogaritjet që mazhoranca aktuale dhe koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” do të qeverisin Shqipërinë edhe për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Ftoj KQZ-në dhe të gjitha Institucionet e tjera, si dhe KZAZ-të, që të përfundojnë procedurat e fundit të numërimit të votave dhe përllogaritjet finale zyrtare, për të konfirmuar zyrtarisht atë të cilën unë po ju them paraprakisht nga selia e Partisë Demokratike, fitoren e Koalicionit qeverisës në Shqipëri”.