E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, lista me 1247 emra

 

Fabjola Çela

Qeveria miraton listën e tretë të të përndjekurve që do marrin paratë e viteve të burgut komunist. Ky ishte vendimi i parë i qeverisë Berisha, vetëm tre ditë pas zgjedhjeve. Gazeta boton sot emrat dhe sasinë e parave që i takon çdo personi. Sipas vendimit, masa e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, të cilat janë jo më shumë se 1/8 e masës së dëmshpërblimit. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë”. Ministria e Financave ka zgjedhur “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, “Banka Popullore”, “Banka Kombëtare Greke”, BKT, “Tirana Bank”, “Union Bank”, “Banka Ndërkombëtare Tregtare”, si banka ku mund të tërhiqen paratë. Sipas Financave, “me hapjen e llogarisë personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për Emër, Atësi, Mbiemër dhe nr e llogarisë në formë të shkruar. Me përcjelljen e këtij informacioni, nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, kjo e fundit do të procedojë pagesat/transfertat për në llogaritë e përfituesve”. Tërheqja nga këto llogari do tw bwhet vetëm nga përfituesit. Nw rastet e vdekjes sw përfituesit, bankat mund tw lejojnë tërheqjen vetëm kundrejt certifikatës sw vdekjes dhe një akti gjyqësor për përfituesin/përfituesit e tjerë.
Për personat me dënim kapital, trashëgimtarët do të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Pra të gjithë trashëgimtarët e të pushkatuarit depozitojnë pranë degës së thesarit ku jetojnë ose dërgojnë me postë numrin e llogarisë (të hapura në një nga bankat e përmendura më lart) në adresën; Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Tiranë. Veprimet mund të kryhen edhe në emër të një trashëgimtari të vetëm, kur së bashku me numrin e llogarisë depozitohet një prokurë që trashëgimtarët e tjerë autorizojnë njërin prej tyre për kryerjen e veprimeve të pagesave. Pagesa pastaj vijon normalisht nga Banka e Shqipërisë në llogarinë e përfituesit. Është kusht i domosdoshëm për pagesë përputhja e plotë; Emër, Atësi e Mbiemër në listë me ato në llogarinë bankare.

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›