Xhafaj: Berisha do të na rrëmbejë mandatin e 10-të
Sekretari për Çështjet ligjore në PS ka akuzuar PD se po përpiqet të rrëmbejë mandatin e 10 të saj në Fieri. “I kërkojmë PD të reflektojë dhe të sillet me qytetari dhe përgjegjshmëri ndaj këtij procesi, duke zbatuar detyrimet e ligjit” tha Xhafaj. Partia Socialiste ka kundërshtuar situatën e krijuar në qarkun e Fierit, duke pretenduar se kutitë e nxjerra si të pavlefshme janë tentativë për t’i rrëmbyer PS-së mandatin e 10-të në këtë qark. “Berisha po tenton të rrëmbejë me dhunë mandatin e 10-të Partisë Socialiste në Fier, duke përdorur ministrat e tij të besuar në betejën elektorale” theksoi Xhafaj. Partia Socialiste i kërkon Kryeministrit Berisha dhe partisë që ai drejton të zbatojë detyrimet e ligjit zgjedhor, duke lejuar një proces të qetë, normal e në përputhje me ligjin. “I kërkojmë PD-së të reflektojë dhe të sillet me qytetari dhe përgjegjshmërinë e duhur ndaj këtij procesi, duke zbatuar detyrimet e ligjit zgjedhor e duke lejuar një proces numërimi normal e në përputhje me ligjin” theksoi Xhafaj. Sekretari socialist tha dje se “Berisha po tenton të rrëmbejë me dhunë mandatin e 9-të të Partisë Socialiste në Fier, duke përdorur ministrat e tij të dështuar në betejën elektorale të radhës, celulën e tij militante në KQZ dhe kryetarin e tij, kukullën politike të radhës, Arben Ristanin. Përfaqësuesit e tij partiakë në KZAZ-të 18, 19, 20 dhe 22 në Qarkun e Fierit, duke i urdhëruar të braktisin komisionet zgjedhore dhe duke tentuar të shkatërrojnë kutitë e votimit si njerëz vandalë dhe jo si qytetarë të lirë dhe që respektojnë ligjin në këtë vend”.