PS-ja ne pritje te amerikaneve per hetimin e “Durres-Kukes”
Partia Socialiste po vazhdon tratativat qe nje kompani nga Bostoni i SHBA-ve, nga me te njohurat ne bote per kontroll financiar dhe auditues, te vije ne Shqiperi dhe te hetoje gjithe proceduren e tenderimit te rruges Durres-Kukes. Arben Isaraj, nenkryetar i Komisionit Hetimor per Durres-Kukes, u shpreh per gazeten “Albania” se tratativat po vazhdojne dhe se kompania ne fjale eshte e interesuar qe te vije ne Shqiperi per kete çeshtje. Isaraj tha se kjo çeshtje eshte derguar ne Kryeministri per te marre informacion te plote per supervizorin, ne menyre qe te percaktohet edhe fatura financiare per kompanine amerikane qe do te hetoje “Durres-Kukes”.
19 Dhjetor 2007