E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: PS, prej 2 vjetesh po refuzon detyrimet per BE Rozeta Rapushi

Debat ne Komisionin parlamentar te Integrimit, ne lidhje me percjelljen e situates aktuale politike, nga qeveria tek nderkombetaret. Duke shfrytezuar rastin, ku ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ishte ne kete komision per te raportuar ne lidhje me

Planin e Veprimit per 12 rekomandimet e Komisionit Evropian, dy deputetet e opozites, Ermelinda Meksi dhe Ditmir Bushati, e akuzuan se ne menyre te njeanshme, ajo paraqet situaten aktuale politike tek nderkombetaret. "Kur flitet per Parlamentin ka subjektivizem aq sa ky dokument me shume tingellon si nje manifest politik se sa si nje dokument i pergatitur me pergjegjesi politike dhe profesionale",-tha Meksi, njekohesisht kryetare e ketij komisioni. Ndersa deputeti socialist Ditmir Bushati, tha se shqetesuese ne kete aspekt te rruges se integrimit eshte klima politike, qe ai e vleresoi se eshte ne regres jo ne progres. "Nuk ka asnje mase per sa i perket mbrojtjes dhe respektimit te se drejtes se pakices, nuk ka asnje mase per sa i perket buxhetimit te jetes parlamentare", vijoi ai. Perballe ketyre kritikave, Ministrja e Integrimit Bregu, tha se opozita nuk ka nevoje per ftesa, por ajo duhet te angazhohet vete ne punen drejt integrimit te vendit. "Per ligjet me 3/5 duhet t'ua kerkoje patjeter qeveria qe te shpreheni. A patet ju ndonje propozim per Kodin Zgjedhor, a pritem ne qe te vinin keto propozime? Sigurisht qe pritem. Le te shpresojme qe zoti Patozi dhe zoti Ruci te bien ne nje konsensus neser. A keni ju pergjegjesi per procesin e mbarevajtjes dhe zgjedhjet lokale? Sigurisht qe keni pergjegjesi te cilat mire eshte qe t'i ushtroni po vete, sepse detyrimin tuaj e dini ju vete", replikoi Bregu. Por pavaresisht ketij sqarimi, Meksi akuzoi se qeveria dhe mazhoranca e kane lene jashte opoziten gjate pergatitjes se ketij plani veprimi, duke mos e ftuar dhe konsultuar per te dhene zyrtarisht versionin e saj lidhur me rekomandimet. Ministrja, nga ana e saj, hodhi poshte kete akuze, duke thene se qe nga 16 shkurti, kur Ministria e Integrimit i ka derguar nje leter-kerkese Komisionit te Integrimit per te bashkepunuar, deri sot, Komisioni dhe kryetarja e tij, znj. Meksi nuk i kane kthyer asnje pergjigje zyrtare per bashkepunim dhe monitorim te Plan Veprimit. "Nuk jam therritur, as jam pyetur, per cfare kishim nevoje per kete plan. Aq me teper qe nuk e kuptoj pse kjo mazhorance dhe qeveria, duhet t'ju kerkoje juve qe te shpreheni per votimin e ligjeve me 3/5, sepse detyrimi per votimin e ketyre ligjeve, nga kodi ajror, hekurudhor nga ligji per gjykaten administrative, eshte edhe i juaji. Sic edhe thate, detyrat tuaja juaja i merrni vete", u pergjigj ministrja Bregu. Ndersa deputeti i PS-se Ditmir Bushati tha se ekziston nje problem shume i madh, qe sipas tij nuk ka te beje as me ministrine e Integrimit, as me komisionin Parlamentar te Integrimit, por me mosperfshirjen ne kete plan veprimi, te institucioneve te pavarura dhe parlamentit. "Do te doja te shikoja ne kete Plan Veprimi, institucionin e opozites, komisionet parlamentare, qeverine dhe institucionet e tjera, pasi duket sikur Ministria e Integrimit po zevendeson ministrite e linjes dhe institucionet e pavarura", tha Bushati. Lidhur me kete shqetesim te ngritur nga opozita, Ministrja Bregu tha se per kete Plan Veprimi jane konsultuar dhe kane sjelle raportet e tyre, te gjitha institucionet e pavarura, Prokuroria, Presidenca, Keshilli i Larte i Drejtesise, Avokati i Popullit, etj., te dhena keto qe sipas saj mund te vertetohen fare lehte nga permbajtja e Planit te Veprimit.

Ministrja e Integrimit: Plan konkret per 12 rekomandimet e KE

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, informoi dje se per sa i perket 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian, ka propozuar qe te gjitha institucionet te benin gati nje input te tyren, me planifikim strategjik gjitheperfshires, me buxhetin, me aktivitete qe duhet te perfundojne, maksimumi brenda muajit korrik, por duke pasur parasysh qe ne maj duhet te dorezojme inputin per progresraportin e muajit nentor. "Ju kemi kerkuar institucioneve te ishin sa me te sakte dhe reale ne parashikimet e tyre. Kerkuam nje plan veprimi strikt nga te gjitha ministrit , gjithsesi mundesite e korrigjimit te tij i kemi neser dhe pasneser ku komisioni juaj dhe i jashtem jane te thirrur te marrin pjese ne diskutimet per 5 rekomandimet e para qe kane te bejne kryesisht me Parlamentin, ligjet me shumice te cilesuar, pjesa qe ka te beje me pergatitjen zgjedhore dhe te gjitha prioritetet e tjera si Ombudsmani",-tha Bregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›