E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: PS të vijë në Parlament

 

Maxhoranca i bën sërish thirrje PS-së të thyejë bojkotin dhe të shkojë në Kuvend. Ministrja e Integrimit, njëherësh edhe zëdhënëse e qeverisë, Majlinda Bregu tha gjatë një prononcimi për mediat se tema e bojkotit i PS-së preket edhe gjatë takimeve me të huajt. “Për sa i përket imazhit të një maturimi politik të klasës politike shqiptare, nuk përcjell pozitivitet fakti që opozita sot nuk është në parlament. Në çdo diskutim me të huajt por edhe së brendshmi pika kryesore dhe pika më e nxehtë sot është se kur opozita do të rikthehet në parlament”, tha Bregu. Sipas saj “besoj që opozita, dhe pjesëtarët e PS, kanë pjesa më e madhe e tyre ndjeshmërinë, përgjegjësinë politike dhe qytetare për të ardhur dhe për të përfaqësuar elektoratin dhe veten e tyre në parlament. Besoj që mungesa e një personaliteti të mirëkonstruktuar në lidershipin e PS, nuk do ti pengojë gjatë përfaqësuesit e tjerë të Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallën e parlamentit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›