Bino: Do të ndërmarrim iniciativa për shkarkimin e Ramës
07/12/2009 Ministria e Mjedisit
Zëvendësministri i Mjedisit, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Taulant Bino, është shprehur dje se nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së iniciativës për shkarkimin e Edi Ramës si kryetar Bashkie. Arsye për këtë ai solli protestën e një dite më parë, kur punonjës të Bashkisë me thasë plehrash në duar tentuan t’i grumbullonin para Kryeministrisë. Bino u shpreh se ky është akti më flagrant dhe kontributi më i keq që mund të japë një kryetar bashkie në ndotjen e qytetit, të cilin ka marrë përsipër ta pastrojë. Por jo vetëm kaq, sipas Binos, Tirana mund të jetë i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka ambientin e festave të fundvitit, siç e kanë të gjitha qytetet e tjera. Sipas Binos, këto veprime bien ndesh me ligjin “Për funksionimin e pushtetit vendor”. Për këto arsye Bino, në rolin edhe të këshilltarit bashkiak, nuk përjashton ndërmarrjen e një iniciative për shkarkimin e Edi Ramës nga ky funksion, gjë e cila nuk duket e pamundur për sa kohë aleanca PD-LSI ka shumicën e anëtarëve në këtë institucion.