Bregu: Rama paraqet të gjallët si të vdekur
16/06/2009 Demokratët hedhin poshtë pretendimet e PS-së për njerëz tej moshës reale
Pretendohej se një 58-vjeçare ishte 100 vjet më e moshuar
Zëdhënësja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, njëherësh ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, ka përgënjeshtruar një deklaratë të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, sipas të cilit është gjetur një person në moshën 159-vjeçare. “Në një ndër deklaratat e gënjeshtra që Edi Rama sajon çdo ditë, u paraqit si e vdekur për së gjalli një njeri, një grua që gëzon po aq sa të gjithë ne të drejtën për të jetuar dhe votuar, si një emër real në listën e rregullt të votuesve. Shqype Hasibra është gjallë. Jo 159 vjeç, por 58 vjeç dhe jeton në fshatin Shkallnur të Durrësit”, - deklaroi Bregu. Duke hedhur poshtë pretendimin e kryesocialistit Rama zëdhënësja e fushatës së demokratëve tha se zonja Hasibra është gjetur. Në një monitor u transmetua një intervistë e shkurtët, në të cilën personi që pretendohej se ishte në moshën 159-vjeçare rrëfen të vërtetën në lidhje me të. Pas kësaj Bregu tha se ndryshe nga cinizmi që Edi Rama përdor në spotin e tij antikartave të identitetit Shqype Hasibra jeton, gëzon shëndet të plotë e dëgjon mjaft mirë nga veshët, pa pasur nevojë t’i flasim me zë shumë, shumë të lartë. “Është akoma në këtë botë dhe jo në atë të përtejmen, ku donte ta çonte Edi Rama, që për interesat e tij politike luan me jetën e njerëzve. Të gjallët i bën të vdekur apo ndonjë qoftëlarg të vdekur, kërkon ta ringjallë. Problemi i Edi Ramës, i njeriut poster që qesh, i burrit plëngprishës, është se nuk e kupton dot se me prapësitë që bën kënaq veç veten”, - deklaroi Bregu. Përcjellësja e mendimin zyrtar të Partisë Demokratike, zëdhënësja Bregu, tha se Rama nuk mund të ndryshojë dot fatin e njerëzve, “ashtu siç nuk ndryshon dot të vërtetat mbi vdekjet aksidentale, që ai synon t’i shesë mediatikisht si viktimat e qeverisë”.
Rrëfimi
Shqype Hasibra është shprehur e çuditur nga lajmi se ajo brenda pak ditësh kishte jetuar edhe 100 vjet të tjera. Ajo ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura se ishte në moshën 159-vjeçare. Shqype Hasibra ka lindur më 18 qershor të vitit 1951 dhe është krejtësisht e pamundur që sot ajo të ketë atë moshë. “U habita kur e pashë në televizor. Thashë “si ka mundësi”, jo se u frikësova, por ishte gjë e çuditshme”, - ka deklaruar ajo. Hasibra përmes deklaratës së saj të shkurtër ka hedhur kategorikisht poshtë qëndrimet dhe deklaratat për moshën absurde.