Plagosja për motorët, vdes në spital i riu
16/06/2009 Policia arreston autorin, e qëlloi me thikë
TIRANE- Vdes në spital nga plagët e marra, njëri prej të rinjve të plagosur një ditë më parë me thika në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. 25-vjeçari, Fatjon Çela ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar afër zemrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një grindje të ndodhur 4 ditë më parë mes një grupi tjetër të rinjsh, të cilët pretendonin se viktima dhe dy vëllezërit Klodjan dhe Taulant Allmuça, i kishin parakaluar në bulevard me motor. Sherri fillimisht ka nisur me fjalë ofenduese dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe goditje me gurë e thika midis të rinjve. Si pasojë e këtij sherri dy vëllezërit Allmuça, si dhe shoku i tyre Fatjon Çela, janë goditur me thikë nga shtetasi 27-vjeçar Erjon Durda. Pikërisht ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Uniformat blu gjatë këtyre dy ditëve kanë kryer disa kontrolle banesash, por rezultati i tyre ka qenë negativ. Ndërkohë që në shërbim të hetimeve në dosje janë administruar edhe dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Aktualisht materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vrasjes së kryer në rrethana cilësuese” si dhe “vrasjes së kryer në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”.