Në fund të vitit vendimi për liberalizimin e vizave
16/06/2009 KE përshëndet reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit
Këshilli i Evropës ka mbështetur vijimin e dialogut me vendet e Ballkanit mbi liberalizimin e vizave. Ministrat e jashtëm të 27 vendeve të BE-së janë mbledhur dje në Luksemburg, ku ndër shumë çështje të tjera diskutuan edhe mbi afrimin e vendeve të reja në regjimin e lëvizjes së lirë. Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, ish-vendet e Jugosllavisë, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia kanë qenë në qendër të diskutimit të zhvilluar dje. Në përfundim të takimit është ritheksuar se vendet duhet të angazhohen maksimalisht në plotësimin e detyrave të vëna si dhe në garantimin e të drejtave të plota. Ndërkohë është përshëndetur raportprogresi mbi ecurinë e marrëveshjeve për liberalizimin e vizave. Në raport është reflektuar progresi i qartë i këtyre vendeve, gjë që do të sjellë përfshirjen e këtyre vendeve në lëvizjen e lirë. Në këtë kontekst është kërkuar që në një kohë sa më të shpejtë t’i paraqitet Këshillit propozimi për heqjen e regjimit të vizave, në mënyrë që në vjeshtën e këtij viti apo në muajt e fundit të tij të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave me këto vende. Ndërkohë theksohet se është e rëndësishme që për çdo vend të merret vendimi përkatës për meritat individuale për reformat e ndërmarra me qëllim liberalizimin e vizave.
Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë takimit do të bëhen gjithashtu përpjekje për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjen midis Kroacisë dhe Sllovenisë për kufirin, e cila bllokon anëtarësimin e Kroacisë në BE. Holanda duket se ka qenë kundërshtarja kryesore e zbatimit të marrëveshjes mes BE-së me Serbinë, nënshkruar në prill 2008, dhe thekson se do të votojë pro vetëm në rast se kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë Serge Bramertz, i cili do të raportojë në këtë takim, do të dëshmojë se Serbia kooperon pa kufizime me këtë gjykatë. BE-ja do të ripërsërisë në Luksemburg se në parim është e gatshme që, duke filluar nga viti i ardhshëm të hiqen vizat për qytetarët e vendeve të Ballkanit, por kjo do të varet nga plotësimi i kushteve. Sipas diplomatëve, deri tani në këtë drejtim kanë bërë përparime të mëdha Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, ndërkohë që për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën do të merret vendimi bazuar në ecurinë që ka pasur secili prej këtyre shteteve.