Bregu: Thirrje e fuqishme, që na fton në rrugën e ndryshimit
09/06/2009 Partia Demokratike përshëndet fitoren e të djathtëve në zgjedhjet evropiane
Demokratët mendojnë se duhet të reflektojnë në votën e 28 qershorit
Partia Demokratike ka përshëndetur fitoren e partive të djathta politike në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian. Zëdhënësja e fushatës elektorale të PD-së, njëherësh ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, ka deklaruar ditën e djeshme se fitorja e partive të djathta evropiane është një tjetër dëshmi e qartë që tregon se Evropa e ka gjetur tashmë rrugën e saj të zhvillimit duke votuar djathtas. “Partia Demokratike shqiptare përshëndet fitoren e thellë të qendrës së djathtë në 23 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo fitore është një tjetër dëshmi e qartë që tregon se Europa e ka zgjedhur tashmë rrugën e saj të zhvillimit - votën djathtas. Kjo fitore përkthehet si një mbështetje e fuqishme për liberalizimin e vizave të shqiptarëve, për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve madhore që qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe ka projektuar në mandatin e saj të dytë për ta çuar më tej ndryshimin dhe zhvillimin e këtij vendi”, - ka deklaruar Bregu. Ai theksoi se fitorja e forcave të djathta në zgjedhjet evropiane dëshmon se Shqipëria ka përkrahës dhe miq të mëdhenj sot në Komisionin Evropian dhe në Parlamentin Europian. “Nëse – siç ka deklaruar dhe Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane – kjo është dita më e trishtuar në historinë e socialdemokracisë në Evropë, për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe për gjithë shqiptarët kjo fitore përkthehet si një mbështetje e fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve madhore”, - tha Bregu. Ajo tha se fitorja e qendrës së djathtë në mbarë Europën është një thirrje e fuqishme, që na fton të vazhdojmë në rrugën tonë të ndryshimit. “Të votojmë si e gjithë Evropa, pra vetëm djathtas. Fitorja e qendrës së djathtë në 23 vendet e BE-së tregon se vetëm vota djathtas është rruga për të ndërtuar Shqipërinë evropiane”, - tha ajo.