PDS kërkon tryezë të partive
09/06/2009 Kartat e identitetit
Partia Demokracia Sociale u ka propozuar partive politike tryezë të përbashkët për çështjen e kartave të identitetit. Duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet procesi i pajisjes së votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike, Demokracia Sociale ka apeluar për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase, me qëllim që çdo votuesi, sidomos atyre pa pasaportë tu ,mundësohet e drejta për të votuar. Në të njëjtën kohë PDS-ja i ka bërë apel presidentit të Republikës që të ndikojë te partitë politike që të gjejnë zgjidhje për kartat e identitetit. Partia Demokracia Sociale ka deklaruar se tashmë na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe koha e shkurtër nuk mundëson pajisjen e të gjithë votuesve me karta identiteti.