E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, LSI dhe PSV ’91 të zgjidhin mosmarrëveshjet politike

09/06/2009  Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin

Zgjedhjet e 28 qershorit fitohen nga forcat politike të majta dhe “Aleanca Socialiste për Integrim” shihet si çelësi i formimit të qeverisjes së re për të udhëhequr vendin pas 28 qershorit. Ky është përfundimi që ka nxjerrë Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanin me qendër në Lubjanë pas analizimit të situatës politike për zgjedhjet e Shqipërisë. Në raport ky institut veçon si pozitiv faktin se në këto zgjedhje nuk po shihet një situatë e tensionuar politike si ajo e zgjedhjeve të para 4 vjetve. Duke iu referuar raportit, PS-ja ka humbur pikë kundrejt PD-së. Për sa i përket faktit se cila forcë politike do të qeverisë pas 28 qershorit, koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk do të jetë vetëm vendimtar për fitoren e së majtës, por gjithashtu do të jetë çelësi kryesor i formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve. “Politikisht më i preferuar është koalicioni ‘Aleanca Socialiste për Integrim’ i udhëhequr nga ish-kryeministri Ilir Meta në koalicion me PSV ’91, udhëhequr nga Petro Koçi. Ata kanë një majtë të qartë, e domosdoshme për fitoren e këtyre zgjedhjeve. LSI-ja nuk do të jetë vetëm forca që do të ndikojë maksimalisht te votuesit, por ajo do të jetë decizive për të vendosur se cila forcë do të formojë qeverinë e pas 28 qershorit. Duke iu referuar shifrave, PD-ja nuk do të mund të formojë qeverinë pas 28 qershorit me koalicionin e “Poli i Lirisë”. PS, LSI dhe PSV ’91 duhet të ulen për të diskutuar për mosmarrëveshjet e tyre politike”, - thuhet në raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›