Gossruck: Misioni do jetë objektiv në deklaratën për zgjedhjet
09/06/2009 Berisha takon misionin OSBE–së për zgjedhjet
Kryeministri Sali Berisha takoi dje delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i saj, z. Ëolfgang Grossruck. ZGrossruck, i cili është emëruar nga Kryetarja në Detyrë e OSBE-së, Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, si Koordinator i Posaçëm i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, e informoi Kryeministrin Berisha se ai do të udhëheqë vëzhguesit afatshkurtër të OSBE-së dhe se do të koordinojë deklaratën paraprake për llogari të OSBE-së, qe do të bëhet më 29 qershor. Nga ana e tij, z. Grossruck siguroi për objektivitetin e misionit vëzhgues. Gjithashtu, nga ana e delegacionit u vlerësua lart puna me modernizimin e gjendjes civile dhe listat e zgjedhësve, si dhe dokumentet e identifikimit, si mjete që parandalojnë mundësitë për abuzim në zgjedhje. Kryeministri tha se, ndërkohë që ai i ka bërë dhe i bën vazhdimisht thirrje shtetasve të pajisen me letërnjoftim, Partia Socialiste është përpjekur pa sukses të shkurajojë procesin e aplikimit me qëllim prishjen e tij dhe se ajo nuk ka bërë asnjë thirrje publike në mbështetje të këtij procesi.