E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrëzon qeverinë

09/06/2009  Vendimi për komunarin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave si të papajtueshëm me Kushtetutën për shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës së Kolshit. Ankimi i kërkesën u paraqit në Kushtetuese nga Abedin Oruçi, i zgjedhur kryetar i komunës së Kolshit në zgjedhjet për pushtetin vendor të shkurtit të vitit 2007. Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kërkuesit nga detyra e kryetarit të komunës së Kolshit për shkelje të rënda ligjore. Oruçi kërkoi rrëzimin e këtij vendimi, duke e cilësuar atë arbitrarm pasi ai nuk është njoftuar asnjëherë për ndonjë shkelje ligjore të pretenduar. “Gjykata arrin në përfundimin se vendimi i KM-së nr.1103, datë 30.07.2008 “Për shkarkimin nga detyra e kryetarit të komunës së Kolshit për shkelje të rënda të ligjit” nuk është marrë në përputhje me Kushtetutën. Në këto rrethana, kërkesa e paraqitur nga kërkuesi është e bazuar në kuptim të nenit 115, paragrafi i parë dhe i dytë të Kushtetutës dhe për rrjedhojë duhet pranuar”, - vendosi Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›