E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Do të jem avokatja e grave shqiptare

09/06/2009  Deklarata

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, në kuadër të fushatës elektorale rithekson gjatë një njoftimi për mediet se në takimet e saj është përqendruar në rolin dhe ndikimin e gruas në politikën shqiptare. Ajo rithekson faktin dhe premtimin se do të jetë avokatja e secilës prej tyre. “Partia Demokratike ka vendosur gratë në fokusin e fushatës së saj elektorale, duke besuar se janë gratë ato që sjellin ndryshimin, shpresën dhe suksesin jo vetëm në familjet e tyre, por edhe në shoqëri. Me këtë bindje prej gati një viti dhe tani me dinamizëm, lajtmotivi është vendosmëria për të ecur përpara, të gjitha së bashku për të vazhduar ndryshimin dhe për të realizuar ëndrrën europiane të fëmijëve të tyre”, - thuhet në njoftim. Topalli beson se gjatë këtyre takimeve i është dhënë një dimension të ri ndërgjegjësimit të gruas për vendimmarrjen në shoqëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›