Bregu akuzon raportin e Lëvizjes Europiane si manipulim të anëtarë të PS

Ditmir Bushati dhe Gledis Gjipali mashtruan nën petkun e shoqërisë civile
Qeveria shqiptare ka kritikuar me nota të ashpra raportin e publikuar nga Lëvizja Evropiane për monitorimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit. Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu nëpërmjet një deklarate për shtyp ka cilësuar këtë raport manipulim i të vërtetës së procesit të kartave nën petkun e shoqërisë civile. Sipas saj, të pavarurit militantë të PS-së, Ditmir Bushati dhe Gledis Gjipali nën petkun e shoqërisë civile kanë servirur gënjeshtra e pretendime infantile. Me misionin fisnik të shoqërisë civile, si partner në demokratizimin e jetës së një vendi nuk mund të abuzohet nga militantë politike, qofshin këta ish-komunistë, socialistë, ish-mjaftistë, apo Gg 99-sha. Ja kush janë ata që përgatitën raportin e monitorimit të ecurisë së procesit të pajisjes me karta: Ditmir Bushati, kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë, Gledis Gjipali, i biri i Saimira Pinos, anëtare e kryesisë së PS-së, ka theksuar Bregu. Duke vazhduar akuzat për këtë raport, ajo ka hedhur poshtë rezultatin e tij, i cili sipas saj është përgatitur qëllimisht nga militantë të PS-së, vetëm e vetëm për të mohuar arritjet dhe për të transformuar procesin zgjedhor. Sipas saj, asnjë kandidat i shpallur apo i hatërmbetur socialist nuk mund të mohojë arritjet për të transformuar procesin zgjedhor nga një proces manual i qeverisjes socialiste, në një proces tërësisht transparent e demokratik. Lëvizja Evropiane në Shqipëri e përfaqësuar nga individë, të cilët maskën e shoqërisë civile e kanë përdorur për të fshehur militantizmin e tyre politik, ka spekuluar mbi procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Në raportin e tyre të monitorimit të këtij procesi kaq të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, të pavarurit militantë të PS, Ditmir Bushati dhe Gledis Gjipali kanë servirur edhe një herë një lumë gënjeshtrash e pretendimesh infantile. Për të disatën herë, kandidatë për deputet të Partisë Socialiste, nën petkun e shoqërisë civile, po manipulojnë të vërtetën mbi momentet më jetike të jetës politike dhe shoqërore të këtij vendi, nënvizoi ajo. Bregu duke i cilësuar të pavërteta të dhënat e publikuara nga ky raport ka theksuar se plotësimi i detyrimeve për realizimin e këtyre zgjedhjeve me standarde evropiane, është prioriteti i kësaj qeverie. Shifrat e Ministrisë së Brendshme, që bëhen publike ditë pas dite po dëshmojnë se procesi i pajisjes me karta identiteti po ecën normalisht. Vetëm ditën e djeshme kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik 14 900 shtetas, duke e çuar kështu numrin total të aplikimeve në 1 202 584, përfundoi Bregu.
Raporti i Lëvizjes Evropiane
Sipas këtij raporti fushata për informacionin për kartat nuk ka qenë e organizuar, ndërkohë 90 % e të interesuarve nuk kanë informacion për rimbursimin dhe u mungon transparenca. Më tej raporti shprehet se procesi startoi shumë vonë, fillimisht në vetëm në Tiranë në mesin e muajit janar dhe me vonë gradualisht në qytetet e tjera kryesore, në qytetet me të vogla, dhe në komuna, ku ka akoma zyra të pahapura. Krahas mungesës së ndërgjegjësimit qytetar, mungesa e informimit ka ardhur dhe si pasojë edhe e faktit se operatorët e qendrës së aplikimit nuk janë gjithmonë të gatshëm për të dhënë këtë informacion për qytetarët. Ndër të tjera, raporti konstaton shkelje për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale. Në bazë të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 në Shqipëri ekziston një organ i specializuar për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale por që çuditërisht nuk është përfshirë në këtë proces duke mos garantuar kështu sigurinë e të dhënave personale sipas legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare të ratifikuara, thekson raporti, sipas së cilit koha mesatare që i duhet të presë një qytetari në radhë si për të kryer aplikimin ashtu edhe për të tërhequr letërnjoftimin elektronike është afërsisht 3 orë.