Meta: Partitë e vjetra nuk mund ti nxjerrin shqiptarët nga kriza

LSI prezanton programin e saj dhe kandidatin Ilir Dashi në Njësinë Bashkiake Nr. 1 në kryeqytet
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, në kuadër të turit të tij elektoral, zhvilloi një takim me qindra qytetarë në Njësinë Nr. 1 në Tiranë, ku dhe prezantoi kandidatin për deputet në këtë njësi, Kryetarin e LSI-së për kryeqytetin, Ilir Dashi si dhe u shpreh i sigurt për fitoren e tij me 28 qershor. Duke marrë fjalën në mes të një entuziazmi të qytetarëve të pranishëm, Meta u shpreh se LSI-ja, jo vetëm është sot alternativa që u ofron shqiptarëve të thjeshtë programin më realist dhe më konkret që i nxjerr nga kriza dhe nga varfëria, por është alternativa që e fut Shqipërinë në një rrugë të padiskutueshme të zhvillimit dhe integrimit. Më tej, Meta theksoi se LSI-ja ndryshe nga partitë e vjetra, vjen këtu dhe përveç programit të saj, paraqet edhe deputetin e ardhshme të kësaj zone që do të mbulojë njësinë nr 1 dhe do të ngrejë me energji dhe vendosmëri problemet e këtij komuniteti në Kuvendin e ri dhe në qeverisjen e re dhe që do të jetë 4 vjet me këto njerëz së bashku në këtë zonë si deputet për ti zgjidhur këto probleme. Shqiptarët do të votojnë për LSI-në, se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike mund ti nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra, me në krye alternativën më të vjetër që përfaqëson vetëm Kryeministri në largim Sali Berisha, u shpreh Meta. Kreu i LSI-së, veç të tjerave shtoi se në 28 qershor shqiptarët do të votojnë për LSI se kërkesa më e madhe e shqiptarëve sot është për të punuar dhe programin më të mirë për punësimin e ka Lëvizja Socialiste për Integrim. Vendi ka nevojë për një lidership të provuar, sepse po kalon një situatë krize ekonomike, e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana do të votojë për LSI-në dhe Ilir Metën, sepse nuk mund ti zgjidhin hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve të thjeshtë politikanë që janë mësuar vetëm të fitojnë nga politika, duke e mbajtur një dorë në bakllava dhe një dorë ne revani, por që nuk sakrifikojnë dot, nuk rrezikojnë dot, sepse nuk besojnë në radhë të parë tek sakrifica që kërkon politika në shërbim të njerëzve dhe tek sakrifica që kërkon politika për të qenë një mision jo për të qenë thjeshtë një instrument për pasurimin e një kaste që nuk do tia dijë për votën e qytetarëve, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij. Sipas tij, LSI-ja do të realizojë të gjitha ato politika të cilat e kthejnë ekonominë e vendit nga një ekonomi konsumatore në një ekonomi prodhuese, në një ekonomi konkurruese, në një ekonomi që punëson shqiptarët dhe u krijon mundësi që të mbajnë familjet e tyre dhe ti rrisin fëmijët e tyre me dinjitet.
Programi i LSI për qeverisjen 2009-2013
LSI ka përgatitur një program për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, të cilin synon ta vërë në zbatim pasi të vijë në qeveri. Ne vijmë në këto zgjedhje si garancia e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike. Ne vijmë me një plan veprimi konkret, realist, tokësor dhe ambicioz për 4 vitet e ardhshme, u shpreh Meta gjatë shpalosjes së këtij programi dy ditë më parë, gjatë çeljes së Konventës së saj Elektorale. Meta ka theksuar se tre janë prioritetet kryesore të programit të LSI, punësimi, punësimi dhe përsëri punësimi. Sipas tij, programi i LSI është mirëstudiuar dhe përllogaritur në mënyrën më shkencore dhe realiste dhe garanton që Shqipëria ti hyjë punës dhe në 4 vitet e ardhshme të garantohen 100 mijë vende të reja të qëndrueshme pune. Sipas tij, forca politike që ai përfaqëson, synon që të mbrohen të gjithë shqiptarët me të ardhura të pakta apo mesatare, duke e bërë zero tatimin mbi të ardhurat personale për paga deri në 25 mijë lekë të rinj në muaj, dhe duke aplikuar tatimin në 10 % për paga nga 25-50 mijë lekë rë rinj në muaj vetëm për diferencën mbi 25 mijë lekë të rinj. Meta siguroi se LSI ka ndërmarrë disa politika të tjera për të mbrojtur shtresat më të varfra të shoqërisë që po goditen pa mëshirë nga kriza ekonomike dhe paaftësia e qeverisë për të marrë masat e duhura., sipas të cilit një do të ishte dhe ulja e TVSH për produktet bazë të shportës së ushqimeve nga 20 % në 10 %. Më tej Meta ka garantuar dyfishim të investimeve për bujqësinë me pretendimin se në fund të mandatit 4 vjeçar këto investime do të jenë trefishuar.