Pesha: Berisha, ndotës akustik i ambientit të Vlorës
Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Vlorës, Besjan Pesha, ka reaguar ashpër në lidhje me vizitën Berishës në qytetin e Vlorës. Në emër të LSI-së, por edhe të të gjithë qytetarisë së shëndoshë të qytetit të Vlorës, Pesha denoncoj dy fenomene shumë të rrezikshme që shoqëruan dje vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, që sipas tij, që të dyja janë të lidhura me ndotjen, e para ambjentaliste dhe e dyta akustike.
Së pari ndotja e pashembullt që iu bë dje bregdetit të Vlorës tregoi edhe njëherë paaftësinë dhe pandjeshmërinë e kësaj qeverie karshi ruajtjes së ambientit të mrekullueshëm shqiptar si edhe mungesën totale të vizionit të kësaj qeverie për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit. Nga ana tjetër ishte për të ardhur keq se si dje mira punonjës të administratës shtetërore u detyruan me dhunë nga drejtuesit politikë te kësaj administrate të merrnin pjesë në mitingun e organizuar nga Sali Berisha dhe të dëgjonin kryeministrin tek gënjente pafundësisht rreth ndryshimit të Vlorës e të Shqipërisë, u shpreh Pesha.