E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi në Fier: Berisha gënjen duke ushqyer me lugën bosh

Kandidati për deputet i PS-së, Gamoz Ruci, ka qenë dje në fshatin Verri të qarkut Fier, ku ka akuzuar Berishën si gënjeshtar dhe që për 4 vite ka ushqyer me lugën bosh.  Jemi në momentin kur duhet të numërojmë ditët, orët dhe minutat e një pushteti uzurpator, që fatkeqësisht për vendin, rrëmbeu pushtetin më 2005-n. Një pushtet gënjeshtar që ka 4 vjet që gënjen dhe na ushqen me lugën bosh. Një pushtet grabitës, që ka vjedhur xhepat e çdo shqiptari, të çdo pensionisti, të çdo arsimtari, të çdo infermieri dhe të çdo fermeri. Një pushtet që të vret ditën në diell dhe pastaj thërret makinën e funeralit për të të varrosur, apo thërret ambulancën për të të dërguar në spital u shpreh Ruçi. Sipas tij me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën do të fitojnë socialistët e demokratët, do të fitojnë pensionistët dhe arsimtarët, do të fitojë çdo shqiptar që në 28 qershor do të bashkojë votën e tij me atë uragan popullor që do të ndëshkojë të ligën dhe të liqtë me pushtet. Ata thonë se na kanë rritur rrogat. Ata bëjnë që ne të numërojmë të gjithë bashkë 100 herë qindarkat që kujtojnë se na i kanë dhënë si lëmoshë dhe jo si detyrim që çdo qeveri ka për popullin e vet. Dhe në emër të kësaj lëmoshe na kërkojnë përsëri votën në datën 28 shtoi më tej Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›