E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapja e Edi Ramës mban peng opozitën shqiptare

Ditën e djeshme kryesocialisti Rama pasi nuk u ndje për dy ditë rresht për problemin Pango, në komunikimin e tij me median akuzoi Berishën se duhet të kërkonte falje për personin në fjalë. Asnjë denoncim nga kryebashkiaku i Tiranës për çështjen Pango dhe asnjë kërkesë nga ana e tij për moralin e imoralitetit të administratës shqiptare. Ky ngërç bllokues i kryetarit të PS, duket se vjen si rezultat i handikapit që ky person ka brenda vetes së tij ndaj çështjeve sensitive të moralit. Fotot nudo dhe sjelljet e tij anormale nuk e lejojnë kryesocialistin dhe kryebashkiakun e Tiranës të ngrihet në pozicionin e duhur si kreu i partisë më të madhe opozitare. Tashmë njollat në biografinë e Ramës janë prangat për Partinë Socialiste në rolin e saj opozitare. E kaluara perverse e Edi Ramës ka tre vjet që mban peng Partinë Socialiste, duke e kthyer në një parti të vdekur dhe me moral të humbur nga njollat që shoqërojnë backgroundin e shefit të tyre. Kryesocialisti Rama u kamuflua për tre vjet e gjysmë në rolin e kryeopozitarit të butë me pretendimin se do i merrte Sali Berishës Kodin Elektoral në dëm të Ilir Metës. Në argumentimet e tij brenda PS për inaktivitetin opozitar, Edi Rama deklaronte se sa po të merrte Kodin Elektoral do të fillonte luftën e tij të ashpër antiBerishë. Por, në fakt kanë kaluar tre muaj nga miratimi i Kodit Zgjedhor sipas dëshirës së Ramës dhe ky njeri vazhdon fushatën e tij me specin dhe domaten në fshatrat e Shqipërisë, duke anashkaluar opozitën e vërtetë kundër qeverisjes Berisha.  Inaktiviteti i luftës opozitare të Edi Ramës vërteton akuzat e gazetës SOT në drejtim të tij, akuza të cilat vërtetojnë se Edi Rama është i kapur nga Sali Berisha dhe gjithë alibia e tij për Kodin Zgjedhor ka qenë një mashtrim për socialistët, mashtrim që i ka shërbyer për të justifikuar kapjen e tij. Se kush janë provat për kapjen e tij publiku shqiptar mund të ketë fatin ti shikojë shumë shpejt, pasi Edi Rama dhe stafi i tij i ngushtë i akant parë më së miri. Fatkeqësia e Shqipërisë në rastin konkret, është se opozita shqiptare ra në duart e një njeriu të kapur që i dhuroi të gjitha kompetencat dhe ligjit që e kanë shndërruar Sali Berishën e sotëm mbretin real të shqiptarëve. Edi Rama edhe dje nuk ishte në gjendje të artikulonte asnjë akuzë ndaj qeverisë, duke ngelur në nivele të rëndomta akuzash pa pasur mundësi të marrë rolin e kryeopozitarit në denoncimin e skandalit seksual  që ka përfshirë qeverinë shqiptare.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›