Emigrantët në BE, Frontex: Italia rrjedha kryesore

Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve, Frontex, njoftoi se rrjedha kryesore e emigrantëve ilegalë, që synojnë të hyjnë në BE, ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk po vjen nga kufijtë e Greqisë, por nga ishujt e Italisë, për shkak të konfliktit në Afrikën e Jugut.
Zëvendës/drejtori i agjencisë Frontex, Gil Arias Fernandez, tha se 22600 kalime ilegale të kufirit janë zbuluar në kufijtë e Italisë, kryesisht në ishullin Lampedusa, në tre muajt e parë të këtij viti, prej gjithsej 33 mijë kalime në BE.
Ndërkohë në Greqi janë shënuar 7200 hyrje ilegale në të njëjtën periudhë,ndërsa në vitin 2010 ky numër ishte 13085 përpjekje për hyrje në Greqi.