Ekspozitë e dy fotografeve të huaja në Akademinë e Arteve
Kam rënë në dashuri me njerëzit, kulturën, historinë. Këto janë fjalët që citoi Kimberly Hakkenberg, fotografja e cila shëtiti Shqipërinë për të marë emocione që gjithmonë i ka dëshiruar. Dy fotografe, Izabela Aci nga Transylvania, dhe Kimberly Hakkenberg nga Kanadaja, shumë foto, mjaftë njerëz e adhurues të artit qëndruan së bashku në Akademinë e Arteve, për të shkëmbyer gjithçka mbi kulturat e ndryshme. Një ekpozitë fotografike nga dy femra kurioze të cilat kanë realizuar për plot tre vite foto në shtigjet më pak të rrahura ne Shqipëri. E në thelb të gjithçkaje, qëndrojnë fotot e ndryshme, por që i bashkon njerëzorja.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 14 deri në datën 17 qershor.