Bregu i Liqenit të Shkodrës, i mbytur nga plehrat
13/07/2010 Banorët ngrenë zërin: Të vijnë makinat e firmës përgjegjëse
Kjo gjendje duket deri në zonën turistike Shirokë- Zogaj
SHKODER- Bregu i Liqenit të Shkodrës, përgjatë zonës turistike Shirokë –Zogaj vijon të mbetet i ndotur nga grumbujt e mbeturinave. Banorët e kësaj zone turistike shprehen të shqetësuar për grumbullimin e këtyre sasive të mëdha të mbetjeve që zënë njëra-tjetrën. Shkak i këtyre mbeturinave është bërë mosmarrja e masave të duhura për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, rritja e nivelit të ujit si rezultat i reshjeve të shumta të këtij viti që ka shkaktuar dhe nxjerrjen e tyre në breg. Këto mbeturina i përkasin jo vetëm pjesës liqenore të qytetit të Shkodrës, por edhe të fshatrave të zonës së Malësisë së Madhe, rreth ky që shtrihet përgjatë anës tjetër të bregut të këtij Liqeni. Përveç këtij faktori, me gjithë marrjen e masave të herëpashershme nga Bashkia, në shtimin e papastërtive në këtë zonë turistike, ka ndikuar shtimi i numrit të lokaleve gjatë gjithë vijës liqenore. Punonjësit e këtyre lokaleve, pavarësisht plotësimit në një farë mënyre të mangësive në vend hedhjen e mbeturinave, përsëri në mënyrë të papërgjegjshme përdorin rrugën më të shkurtër duke përdorur brigjet e liqenit, si vendin e hedhjeve të mbetjeve të tyre. Përsëritja e situatës së ndotjes së brigjeve të Liqenit të Shkodrës përgjatë zonës turistike Shirokë-Zogaj, ndodh në një kohë kur ky liqen, më i madhi në Ballkan, duhet të ruhej dhe mirëmbahej edhe më tepër, pasi tashmë është zonë e mbrojtur Ramsar e për më tepër pritej që këtë vit të thithte një numër të konsiderueshëm turistësh. Banorët e Shirokë –Zogajt shprehen se udhëzimet e Kryeministrit Berisha, për t’i dhënë përparësi zhvillimit të turizmit në vendin tonë dhe veçanërisht në Shkodër, duhet të merren më shumë në konsideratë nga ndërmarrja e pastrimit, apo firma pastruese, që për shkak të një distance relativisht të largët me pjesën tjetër të qytetit të Shkodrës, disa herë “harrojnë “të sjellin automjetet dhe punonjësit për pastrimin e mbeturinave. Ndërkohë banorët shprehen se mospastrimi siç duhet i kësaj zone turistike do të dëmtojë zhvillimin e turizmit gjatë kësaj periudhe, në një kohë kur të paktën nga Mali i Zi kanë filluar të vijnë dhe turistët e parë, të cilët tashmë janë njohur me bukuritë e virgjëra të kësaj zone, si dhe me ajrin e pastër dhe kurues të shumë sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes.
Ndërkohë punonjësit e Bashkisë Shkodër, bëjnë të ditur se në ditët në vijim pritet një aksion jo vetëm për pastrimin e brigjeve të Liqenit të Shkodrës, por edhe për marrjen e masave ndëshkuese ndaj subjekteve, të cilat gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, shkaktojnë ndotjen e bregut të Liqenit të Shkodrës. V. Abdyli