Rektori i UV, kundër projektligjit për arsimin e lartë
13/07/2010 Tanush Shaska e-mail Dhori Kules dhe institucioneve shtetërore: Cenon rëndë autonominë
VLORE- Pas daljes së projektligjit për ndryshime mbi arsimin e lartë Rektori i Universitetit të Vlorës, Ismail Qemali, u është bashkangjitur deklaratave të Rektorit të Tiranës Dhori Kule, i cili kundërshton ndryshimin e ligjit mbi universitetet, duke dëmtuar autonominë e tyre. Rektori Tanush Shaska në një prononcim të dhënë është shprehur se Universiteti i Vlorës që prej kohësh ka deklaruar shqetësimin mbi mungesën e autonomisë së duhur në universitetet shqiptare dhe miratimi i këtij ligji do të thotë që në universitetet shqiptare autonomia të dëmtohet akoma më shumë.
Reagimi
Tanush Shaska shprehet se ministria duhet të shohë më parë të zgjidhë një sërë problemesh të tjera, të cilat janë vërtet shqetësuese si dhe u sjellin shumë ngërçe universiteteve publike, dhe jo të kryhen ndryshime, të cilat ia zvogëlojnë akoma më shumë atë autonomi që i ka mbetur. Në një e-mail dërguar Rektorit Kule, rektori i Universitetit të Vlorës shkruan se studentët dhe pedagogët e Universitetit të Vlorës, si dhe sindikata e pavarur e pedagogëve i japin mbështetjen e plotë për kundërshtimin e këtyre ndryshimeve në ligj. Në e-mail ai shton se të "gjitha organizmat ndërkombëtare, akademike ku Universiteti i Vlorës aderon kanë shprehur shqetësim mbi këtë cenim të autonomisë ekzistuese (tepër minimale) universitare. Ne na vjen keq që propozimet në ligj janë një hap prapa dhe na largojnë edhe më tej nga sistemet universitare perëndimore, të cilat ne synojmë të ndërtojmë", thuhet në e-mailin e rektorit, i cili sipas burimeve nga Universiteti i Vlorës u është nisur të gjitha instancave shtetërore. Universiteti i Vlorës ka qenë i pari, i cili ka kundërshtuar ligjet mbi universitetet publike ku disa muaj më parë, Universiteti i Vlorës zhvilloi një grevë disa ditore duke mbyllur dyert e institucionit për disa ditë me radhë ku një prej kërkesave kryesore ishte pikërisht autonomia universitare.