Vrasja në tentativë e biznesmenit, dosja rikthehet në gjykatën Tiranës
16/09/2009 Elton Bazelli u dënua me 15 vjet burg
TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit ka ridërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të shtetasit Elton Bazelli, i cili akuzohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj biznesmenit Elton Çarçiu, “armëmbajtjes pa leje” dhe “falsifikimit të akteve civile”. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se shkak për rigjykimin e kësaj çështjeje është bërë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka hedhur poshtë tre vendimet e gjykatave që kanë dënuar Bazellin me 15 vjet burg. Sipas Kushtetuese, dosja e të pandehurit Elton Bazelli nuk ka qenë kompetencë e Krimeve të Rënda, as në hetimin dhe as në gjykimin e saj. Me këtë argument, Gjykata Kushtetuese është shprehur në vendimin për: shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 23, datë 11 prill 2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, nr. 30, datë 15 qershor 2005 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe të vendimit nr. 247, datë 28.04.2006 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Pika e dytë e vendimit përcakton dërgimin e çështjes për kompetencë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me qëllim rigjykimin e dosjes nga e para. I pandehuri i procesit, Elton Bazelli, është akuzuar nga Prokuroria se më 30 prill 2004 ka tentuar të vrasë biznesmenin Elton Çarçiu. Mes të dënuarit Bazelli dhe biznesmenit Çarçiu mësohet se kishte pasur mosmarrëveshje edhe më parë, ndërsa ato kanë qenë shkak i ngjarjes së ndodhur më 30 prill 2004. Atë ditë, Elton Çarçiu, pronar i një argjendarie në Tiranë u qëllua me armë zjarri duke mbetur i plagosur, por arriti të mbijetojë pas ndihmës së marrë nga mjekët në spital. Çështjen në ngarkim të Bazellit e mori Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e dënoi atë me 15 vjet burg, vendim ky që tashmë do të rishikohet sërish në gjykatën e Tiranës.
E. Qyno