E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët anti-edvinistë pranojnë humbjen e zgjedhjeve dhe realizmin e raportit të OSBE-së

Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Kastriot Islami, vlerësoi dje raportin e ndërkombëtarëve, duke konfirmuar se zgjedhjet e 28 qershorit i kishin arritur standardet, dhe se Edvini duhet t’u nënshtrohet sanksioneve që vijnë nga humbja

TIRANE – Kastriot Islami së bashku me një grup deputetësh të PS-së, kanë dalë kundër vendimit politik të PS-së për bojkot të grupit parlamentar të kësaj force në Kuvend.
Duke cituar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, i publikuar një ditë më parë, Islami theksoi se “zgjedhjet shënuan progres, dhe arritën shumë standardet të kërkuara...”.
Një ditë pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR, sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami theksoi se, “në raport nuk ka argumentua të mjaftueshëm për të justifikuar bojkotin e PS në Kuvend”.
Deputeti Islami theksoi gjithashtu se “ka dy mesazhe të rëndësishme në këtë raport, më tej ai shtoi duke shpjeguar se, i pari ka të bëjë me faktin se nuk janë arritur standardet e zgjedhjeve në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe që po shkon drejt BE-së ndaj është e nevojshme që këto standarde të arrihen në zgjedhjet e ardhshme”.
Islami e ka vlerësuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit si një raport realist, objektiv dhe të balancuar, duke nënvizuar se në të nuk ka bazë dhe elementë që të justifikojnë bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›