E Diel, 1 Nëntor 2026

Subjektet e biznesit të madh, me kasa regjistrimi

16/09/2009  Afat i fundit, 31 dhjetori

FIER- Të gjithë subjektet e biznesit të madh duhet të pajisen brenda këtij viti me kasat regjistruese. Ligji në fjalë kërkon vendosjen e kasave regjistruese me qëllim moslënien e hapësirave nga biznesi për fshehjen e të ardhurave dhe xhirove të kryera nga aktiviteti i tyre tregtar. Sipas drejtuesit të Tatim-Taksave në Bashkinë Fier, Dervish Beqiraj, ligji tatimor për pajisjen e biznesit me kasat e regjistrimit parashikon si afat 31 dhjetorin e këtij viti dhe më pas sipas sanksioneve nisin gjobat për bizneset e pabindura. “Drejtoria rajonale e Tatim-Taksave do të kontrollojë gjithë subjektet e biznesit të madh me qëllim që ato të pajisen me kasat regjistruese me qëllim monitorimin e të ardhurave të tyre”, –ka thënë Beqiraj. Në bazë të ligjit për procedurat tatimore me të cilin ne operojmë do të vazhdojmë me penalitetet më të mëdha. Nëse deri në fund të muajit dhjetor këto subjekte nuk pajisen me kasat e regjistrimit, atëherë do të fillojë procedura e gjobave”. Por ndërkaq pajisjes me kasat e regjistrimit nuk do t’i shpëtojë as biznesi i vogël. Vetëm afatet janë ato që do të vendosin pajisjen me kasat tatimore që është fundviti 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›